Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë është fakt se janë në një nivel mjaft të ulët, tha kryeministri Edi Rama nga Moska duke theksuar pozicionimin e vendit tonë krah aleatëve, SHBA-ve dhe BE-së, jo si një detyrim, por zgjedhje për të qenë aleatë krenarë, siç ai theksoi. Në një konferencë të përbashkët në Moskë, me kreun e diplomacisë ruse Sergey Lavrov, kreu i qeverisë shqiptare tha se marrëdhëniet dhe komunikimet politike mes dy vendeve janë shkëputur që në kohën e ikjes së Stalinit, duke cituar çka ambasadori rus i tha para së të mbërrinte në Rusi.
Por ministri i Jashtëm Lavrov, tha se në vitin 2004 ai ka qenë personalisht në Shqipëri në statusin e kryeministrit, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të asaj kohe. Lavrov tha se kanë nënshkruar një traktat miqësie në atë kohë, por që nuk u ratifikua pasi "pala shqiptare e harroi këtë dokument".
Duke marrë sërish fjalën, kryeministri Edi Rama tha se me t'u kthyer në Shqipëri do ta rishikojë këtë dokument, edhe pse të qeverisë së mëparshme, për ta bërë efektiv si shenjë të bashkëpunimit me Rusinë, për të cilin të dy liderët ishin një zëri se duhet zhvilluar më tej. Në atë kohë qeverinë e ka drejtuar Fatos Nano, ndërsa ministër i jashtëm ka qenë Kastriot Islami, ndërkohë që kryeministri Edi Rama, gaboi kur tha se "ministër i jashtë në atë kohë ka qenë lideri i sotëm i opozitës", që aktualisht është Lulzim Basha.
(Dy liderët tentojnë t'i përgjigjen në të njëjtën kohë pyetjes së gazetarëve...)
Rama me batutë: Është gabimi i fundit që do të bëja të flisja para teje.
Lavrov: Ne do të zhvillojmë marrëdhëniet sa më intensivisht. Ne i njohim qëllimet e Shqipërisë për procesin në BE dhe kuptojmë që është një proces politik. Shqipëria mund të jetë një prej shembujve që detyrimet e ndalojnë krijimin e marrëdhënieve të mëtejshme të ekonomisë, që do të lejonin zhvillimin e mëtejshëm, këto marrëdhënie janë të mira. Nuk shoh arsye pse të mos zhvillohem
Rama: Do ta shënoj në CV që kam korrigjuar zotin Lavrov. Ne jemi në të njëjtën linjë me NATO, BE dhe SHBA sepse zgjedhim ta bëjmë, askush nuk na detyron, jemi krenarë
Lavrov: Korrigjon përkthyesin, jo mua
Rama: Fantastike ta mbajë parasysh këtë dhe që të korrigjoj këtë.
Rama: Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Rusinë është fakt që ato janë në nivel mjaft të ulët. Mu tha nga ambasadori rus para se të vija, se Shqipëria është vendi i vetëm në botë që nuk kam pasur një telefonatë mes Tiranës e Moskës qysh prej shumë vitesh tha ai, ma ha mendja qysh kur iku Stalini, se kur iku Stalini ju lamë dhe ne. Kjo tregon gjithçka, asnjë telefonatë e lërë më vizita e takime. Kjo mund të trajtohet sepse sinqerisht nuk mendoj që Rusia është armik për askënd me të cilët ne jemi përkrah, ndonjëherë është konkurrent kërcënues, por jo një armik, prandaj kemi shumë gjëra që mund ti shohim pa pretenduar të ndryshojmë themelet, dhe që Rusia të ndryshojë gjërat e veta themelore. Ne do të përpiqemi dhe së fundi në radhë, të kemi raste të takohemi sërish me ministrin dhe t...