#rtvora #oranews
Gjyqtari Bib Ndreca i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u përball këtë të mërkurë (26 shkurt) me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Ndrecën përbëhet nga Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.
Seanca nisi me një debat debat mes gjyqtarit dhe trupës së vettingut, për shkak se kjo e fundit ka vendosur ta hetojë vetëm për kriterin e pasurisë, ndërsa Ndreca kërkoi rihapje të hetimit administrativ, duke insistuar në rivlerësimin edhe për dy kriteret e tjera pastërtinë e figurës dhe aftësinë profesionale.
Ndreca: Po i kërkoj Komisionit të më hetojë, jo të mos më hetojë. Nëse dy kriteret e tjera do të më kalonin barrë prove mua si subjekt vlerësimi, vështirësia nuk do të ishte aspak për Komisionin por do të binte mbi mua dhe jam i gatshëm të përgjigjem në çdo rast.
Të njëjtën kërkesë Ndreca përsëriti edhe për gazetarët jashtë sallës.
Ndreca: Kushtetuta dhe ligji e parashikojnë që çdo subjekt duhet të hetohet për të tre kriteret. Nëse hetohesh vetëm për një kriter dhe në atë kriter kalon shumë barrë prove. Ndaj i thashë komisionit me hetoni për të tre kriteret. Kam besim te të gjitha proceset.
Gjithashtu ai ka pretenduar se nuk i është lënë kohë që të përgatisë mbrojtjen për shkak se nga momenti që mori raportin e KPK-së seanca dëgjimore u caktua shume shpejt.
Në fund seanca dëgjimore është shtyrë për në datën 3 mars.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kpk-e-hetoi-vetem-pasurine-gjyqtari-debat-me-trupen-hetoni-dhe-2-kriteret-e-tjera
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp