#rtvora #oranews
Qyteti i Durrësit tronditet nga një krim i rëndë në familje. Pa kaluar 24 orë nga krimi i rëndë në Mirditë ku burri i divorcuar vrau me automatik ish gruan dhe vëllanë e saj, një tjetër grua vritet nga bashkëshorti i saj.
63 vjeçari, Ruzhdi Tosuni dyshohet se e ka goditur me levë bashkëshorten e tij 59 vjeçe, brenda në dyqanin ku tregtonin metrazhe.
Vrasja ndodhi në afërsi të pallatit të sportit në sheshin "Azem Hajdari" në qendër të qytetit.
"Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes." bën me dije policia.
Autori është arrestuar.
Vajza e shokuar - Ne vendngjarje ka mberritur dhe vajza e cila në një tronditje të rëndë psikologjike i ka rënë të fikët. Nuk dihen shumë detaje mbi krimin e rëndë në familje.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vrasja-ne-qender-te-durresit-viktima-nje-grua
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp