Materialin e kallëzimit penal për Ministren e Drejtësisë, Presidenti Ilir Meta shkoi ta dorëzojë vetë në Prokurorinë e Posaçme. Por para se të futej në prokurori, i përshëndeti gazetarët me simbolin e shqiponjës.
Në padi kërkohet hetimi i Gjonajt dhe dy vartësve të saj, për botimin në Fletoren Zyrtare të vendimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Në dalje të Prokurorisë së Posaçme, kreu i shtetit përsëriti akuzat për një skenar për grusht shteti, duke e krahasuar Rilindjen me një murtajë.
I pyetur nga gazetaret për veprimet e tij si President i Republikës, Meta ashpërsoi tonet dhe e quajti protestën e 2 Marsit, dalje në sheshin e betejës.
Në reagimin e saj, Etilda Gjonaj premtoi se do t?i përgjigjej SPAK-ut dhe Presidentit Meta ligjërisht, institucionalisht dhe politikisht.
Tv Klan