BDI-ja premton përsëri se pas zgjedhjeve do ta ketë prioritet sistematizimin e plotë të administratorëve të cilët marrin paga nga shtëpia. Me të njëjtin premtim janë mbyllur disa cikle zgjedhore ndërkohë që nuk ka përfunduar procesi për sistematizimin e mbi 1900 administratorëve të fundit të kësaj kategorie. Premtimi i fundit kishte qenë që çështja do të zgjidhet në vitin 2018.