Rama në Samitin e Londrës: “Minishengeni ynë sjell zhvillim” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-02-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Samiti i BERZH-it bën në të njëjtën tryezë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.Të mbledhur për të diskutuar për investimet e mundshme të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vendet e rajonit, kryeministri Edi Rama, e shfrytëzoi praninë e homologëve të Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës për të folur për të mirat që sipas tij vijnë nga nisma e ?Minishengenit?.EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISEDeri në 2014 nuk ishim ulur kurrë në të njëjtën tryezë, tani flasim për të ardhmen. Kemi mosmarrëveshje por ne po punojmë për një të ardhme pa konflikte. Kjo nuk ka të bëj thjesht me paqen por me zhvillimin ekonomik. Nuk bie dakord me kryeministren e Serbisë, Anën, që shpiku ?Minishengen?, nuk është mini, ne jemi mesatarisht nga më të gjatët nga Evropa në rajon?.. është një hapësirë e përbashkët rajonale. Ka vetëm një autostradë të cilën duhet të ndërtojmë bashkë, ajo që lidh Ballkanin Perëndimor me Bashkimin Evropian.Në të katërtin samit të BERZH-it për investime të mundshme në vendet e rajonit përgjatë 2020 dhe ku ndër prioritetet e Bashkimit Evropian janë ato në energjinë e gjelbër, kreu i qeverisë foli për disa projekte në proces si aeroporti i Vlorës apo ndërtimi i parqeve fotovoltaike.Në mbyllje, Rama kërkoi që Oleg Levitin të mos largohet nga detyra e zëvendës drejtorit të BERZH.EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISE?Nëse doni që ky samit të vazhdojë vitin tjetër Olegu nuk duhet të largohet. Ne na është vënë vetoi shumë herë nga Këshilli Evropian. Po mendon që këtë pikë ne të vëmë veton. Në qoftë se prekni Olegun harrojeni pjesëmarrjen e Shqipërisë. Jam i sigurt që presidenti i Malit të Zi nuk do ta lejë kryeministrin Dushko Markoviç të kthehet sërish, për të tjerët nuk e di?

Share This Video


Download

  
Report form