Katër persona, të lënduar në tragjedinë e Rramanlisë janë në rrezik për jetën. Tri gra kanë djegie të shkallës së tretë të trupit me 80 për qind, ndërsa një fëmijë 10 vjeçar me 70 për qind të djegies së trupit. Familjarët ndërkohë përcollën për në banesën e fundit katër viktimat nga tragjedia.