Një kohë të gjatë është heshtur, ndërsa tani paralajmërohet zgjidhje brenda javës e situatës së krijuar me nxënësit problematik në shkollën fillore Penko të Butelit. Drejtori i shkollës, i cili rastin e denoncoi në polici pasi lajmi u transmetua në Alsat paralajmëron se do të takojë prindërit e nxënësve të cilët terrorizojnë nxënësit e tjerë dhe do të merren masa në përputhje me ligjin. Ndërkohë komuna e Butelit po analizon situatën për të konstatuar më pas përgjegjësi eventuale të drejtuesve të shkollës.