Mbyllja e shkollës private/ Ministria e arsimit: E kundërligjshme, do i heqim licencën

Top Channel Albania 2020-02-24

Views 0

?Udha e Shkronjave?, një institucion arsimor parauniversitar privat ka marrë një vendim për mbylljen e shkollës për dy javë duke u nisur nga situata aktuale nga përhapja e koronavirusit në Italinë fqinje.


?Ky vendim nuk duhet parë si reflektim i ndonjë informacioni konfidencial, por si pjesë e dyshimit tonë. Do të thotë që ne nuk kemi informacione më shumë se sa jepen në publik dhe sa dini ju, por marrim masa të natyrshme që prindërit të kenë kohë të marrin masa edhe më të forta në rast se është e nevojshme?, njoftoi shkolla më herët.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministrja Shahini, e cila njofton se shkollës do i hiqet licensa: Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t?ia heqim licencën.

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BesaShahini#UdhaeShkronjave#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form