Mijera njerez presin Presidentin Trump

RTV KLAN 2020-02-24

Views 0

Presidenti amerikan Donald Trump ndodhet në Indi, në vizitën e tij të parë në këtë shtetet me fokus thellimin e marrëdhënieve. Mijëra vetë dolën nëpër rrugë për të mirëpritur presidentin amerikan, ndërsa në mbarë vendin janë shtuar masat e sigurisë.

Fillimisht Presidenti Trump u ndal për pak kohë edhe në Sabarmati Ashtram, ku Mahatma Gandi ka jetuar për 13 vjet. Më shumë se 100 mijë njerëz mbushën stadiumin në Ahmedabad, ku Trump më pas ka mbajtur një miting me kryeministrin indian Narendra Modi. ?Unë kaloj shumë mirë me kryeministrin Modi. Ai është miku im?, u tha qindra mijëra njerëzve në stadium presidenti amerikan.

Shtetet e Bashkuara janë partneri më i madh i Indisë, me bilanc tregtar në shumën e 142.6 miliardë dollarëve në 2018-n. Pavarësisht forcimit dhe rritjes së bashkëpunimit politik, por edhe në fusha strategjike, mes dy vendeve ka patur tensione.

Donald Trump u shpreh se tarifat e Indisë, taksat mbi importet, janë të papranueshme dhe e ka përshkruar Indinë si mbretin e tarifave. Me gjithë lidhjet politike dhe strategjike, ka tension midis palëve për çështje tregtie. SHBA kishte një deficit tregtar prej 25.2 miliardë dollarësh me Indinë, partnerin e saj më të madh tregtare të mallrave.

Në Qershor të 2019-s, SHBA i dha fund statusit preferencial tregtar për Indinë, përfituesit më të madh të GSP, skemës që lejon që disa mallra të hyjnë në SHBA pa taksa.

Kjo masë shkaktoi një mosmarrëveshje diplomatike midis dy vendeve pasi India vendosi taksa për t?u hakmarrë, mbi 28 produkte të SHBA. Shtetet e Bashkuara dhe India janë partnere të rëndësishme tregtare. Në vitin 2018, shkëmbimi tregtar mes dy vendeve e pati vlerën e 142 miliardë dollarëve.

Klan Plus

Share This Video


Download

  
Report form