Ora News - Përkeqësohet shëndeti i grevistëve të Poçemit: Greva mbaron kur të marim të gjitha rrogat

Ora News Lajme 2020-02-24

Views 3

#rtvora #oranews

Punonjësit e nënstacionit të ujësjellësit të Poçemit në Mallakastër janë futur në ditën e 12 të grevës së urisë. Gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar, teksa një nga grevistët është larguar për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Një nga grevistët foli për Ora Neës, duke treguar se ndonëse u është premtuar se sot do të kalojnë një pjesë e pagave të prapambetura, ata nuk do të largohen nga greva e urisë derisa të kalojnë të gjitha pagat.
Grevisti: Patjetër që do ta vazhdojmë, deri në fund. S`ka rrugëzgjidhje tjetër. Sot është dita e 12, gjendja sa vjen e përkeqësohet. Një nga kolegët është shumë rëndë dhe do niset për në spital. Derisa të marrim të gjitha paga që na takojnë nuk lëvizim që këtu. Fjalët janë se do kalojnë sot, por ne duam të gjitha pagat. Nuk ikim pa ka kaluar të gjitha pagat. Prandaj jemi këtu.

Ndërkohë, grevisti që është larguar për shkak të problemeve shëndetësore, tregon se problemi i tyre nuk është me kompaninë private por me shtetin. Ai tregon se në momentin që kompania mbylli punën në rafineri, ata kanë vijuar punën duke siguruar ujë dhe energji elektrike për qytetarët e Mallakastrës. Për këtë arsye grevisti ngarkon me përgjegjësi shtetin për situatën e krijuar.

Grevisti: Unë padëshirën time kam dalë nga greva e urisë. Për arsye shëndetësore më kanë larguar mjekët. Jam krah kolegëve këtu. Nuk jam pjesë e grevës së urisë, por jam pjesë e grevistëve të nënstacionit të Poçemit. Të jem i sinqertë, ne të enjten kemi bërë një takim dhe na është premtuar se do kalojë diçka. Sot na janë premtuar 6 paga të plota dhe kalimi i nënstacionit në varësi të OST dhe bashkisë. Ne kemi një problem madhor, sepse edhe kur uzina ka ikur në shtëpi, ne kemi furnizuar popullin me uji e drita. Ne e kemi problemin me shtetin, sepse kur firma është larguar, ne i kemi shërbyer shtetit sepse kemi furnizuar popullin me ujë e drita.

Grevistëve të Poçemit u është premtuar se të hënën do të marrin 6 deri në 7 paga të prapambetura dhe nga 1 marsi do të ndryshojë pronësia e kompanisë dhe punëtorët do të punësohen në shtet. Megjithatë, grevistët nuk do të ndalen deri në marrjen e të gjitha pagave.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/perkeqesohet-shendeti-i-grevisteve-te-pocemit-dalim-nga-greva-kur-te-paguhen-te-gjitha-rrogat

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form