#tvora #rtvoranews
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi pasditen e të dielës, në lidhje me pjesëmarrjen ose jo në tubimin e 2 marsit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta. Basha shprehet se mbështet tubimin e thirrur nga Presidenti i Republikës. Sipas tij, kjo është një thirrje jo për partitë politike, por për qytetarët të majtë e të djathtë.
Lulzim Basha: Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, krahas krizës ekonomike që të gjithë shqiptarët e përjetojnë përditë. Si qytetarë, nuk mund të mbyllim sytë kur shteti ligjor merret peng, kur institucionet shkatërrohen, dhe demokracia është në rrezik. Kapja e Gjykatës Kushtetuese do të thotë asgjësim i të drejtave dhe lirive të çdo qytetari. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të kthehet 30 vite prapa.
Thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, apo për të djathtët apo të majtët, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë që është Kushtetuta. Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t?i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!
Më tej, kryedemokrati kërkon përfundimin sa më parë të reformës zgjedhore dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/tubimi-i-2-marsit-basha-mbeshtesim-tubimin-e-thirrur-nga-presidenti
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp