Shtohen kontrollet ne linjat me Italine

RTV KLAN 2020-02-23

Views 3

?Ndërsa Italia është në alarm për shkak të koronavirusit, në Aeroportin Kombëtar të Rinasit janë rritur masat për udhëtarët të cilët vijnë nga shteti italian?.

?Në qoftë se më përpara bëheshin kontrollet për linjat në risk që vinin nga Turqia ose Vjena, tashmë do bëhen edhe të gjitha linjat që vijnë nga Italia. Shishet e dezinfektimit janë vënë vetëm tek kabinat e Policisë Kufitare, pasi ata kanë kontaktin e parë me pasagjerët?, thotë mjeku Lorenc Hashorva, Inspektor i ISHP.

?Kjo maskë dhe një termometër lazer, janë mjete të cilat përdoren nga personeli shëndetësor në Aeroportin e Rinasit për kontrollin e temperaturës për pasagjerët?.

Megjithatë, jo të gjithë pasagjeret i nënshtrohen kontrollit.

?Nuk më kanë kontrolluar. Unë jam mjek vet dhe nuk e kuptoj se përse bëhet kaq e madhe. Nuk mund të kontrollohet çdo udhëtar që zbret nga Italia pasi do të krijohej një kaos?, thotë një pasagjer italian.

Masa të tjera shtesë janë marrë edhe në portin e Durrësit. Vetëm paraditen e së dielës, në port kanë zbritur rreth 350 pasagjerë.

?Një ekip mjekësor kontrollon udhëtarët që zbresin nga anijet. Deri tani nuk ka asnjë të dyshuar?.

Siç shihet edhe nga pamjet, mjekët zhvillojnë kontrolle mjekësore në brendësi të tragetit. Edhe këtu, jo të gjithë i nënshtrohen testit të termometrit.

Një dhomë karantine është gati edhe në pikën kufitare të Morinës.

Deri tani, asnjë nga të kontrolluarit nëpër pikat e kalimit kufitar nuk u është nënshtruar procedurave të tjera, si i dyshuar me koronavirus.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form