Policia e shtetit ka publikuar 3 foto te tjera të personave më të kërkuar të njësisë ?fast?, të cilët janë dënuar për vepra të rënda penale.
Ata janë: Aleks Totraku alias Abdyl Lala, vëllai I tij, Antonio Lala, alias Mirjan Lala dhe Nexhip Rexho. Që të 3 janë dënuar me 25 vite burg për vrasje.
36-vjeçari Aleks Totraku, në bashkëpunim me vëllain e tij ka vrarë me armë zjarrin një person më 1 janar të 2013-ës. Krimi I rëndë ndodhi në fshatin Mazrek të kryeqytetit.
Që të dy u shpallën fajtor nga Gjykata e rrethit Tiranë për dy akuza: ?Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim? dhe ?Armëmbajtja pa leje?.
I kërkuari tjetër I policisë është Nexhip Rexho. Në vitin 2000 në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë ai ka kryer një vrasje.
Sipas policisë, 64-vjeçari ka qëlluar për vdekje një person dhe ka plagosur bashkëshorten e tij.
Tv Klan