Një vit nga djegia e mandateve, që shënoi dhe lëvizjen më radikale të një opozite në Shqipëri pas vendosjes së pluralizmit në vend, demokratët flasin për fitore të betejës së tyre.
?Opozita ka arritur shume, e vetmja gjë që humbëm janë privilegjet tona si deputete, sot Rama është lakuriq?, shprehet Edi Paloka.
Shqetësimi që shkaktoi kjo lëvizje e opozitës tek ndërkombëtarët e detyroi asokohe kryedemokratin që përpara turmës së protestuesve në 21 shkurt të adresonte edhe një mesazh për ta.
?Mos kërkoni atë që nuk do ta lejonit me qytetarët tuaj??
Sot, kjo deklaratë e Lulzim Bashës shihet në kampin blu si ndërgjegjësim edhe për vetë faktorin ndërkombëtar në betejën që opozita ka nisur për ndarjen e politikës nga krimi dhe zgjedhje të lira e të ndershme.
?Nëse një vit më parë na thonin kthehuni në parlament sot e kanë detyruar Ramën të dalë nga ai parlament e të vijë në tryezën e reformës zgjedhore?, deklaron Paloka.
Por a e ka fituar opozita bastin me strategjinë e ndjekur, ku pavarësisht daljes në bllok me një vendim, pati jo pak skeptikë dhe të dyzuar brenda radhëve të saj?
?Kjo është rrugë e gjatë e vështirë, po s?kemi rrugë tjetër, s?na kanë lënë shteg?, thotë Dashamir Shehi.
?Unë kam patur ato pikëpyetjet e mia të mëdha. Sot flasim me gjakftohtësi. Kemi ndërmarrë një vendim ndër më të rëndësishmit në pluralizmin shqiptar, ishte më se i domosdoshëm?, deklaron Nard Ndoka.
?Akoma ky bast është në lojë se nuk besoj që edhe opozita vetë ka menduar se do arrijë aq sa ka arrit deri tashmë?, thotë Agron Duka.
Më kritiku në gjirin e opozitarëve, kryerepublikani Fatmir Mediu, ende i qëndron idesë se beteja me kundërshtarin duhet bërë në institucione. E nëse në këtë betejë opozita ka fituar reformën elektorale Mediu thotë se ka humbur zërin e saj në parlament për institucionet e reja të drejtësisë.
?Kam menduar qe beteja behet ne institucione. Çështja e kontrollit të drejtësisë ndërvaret nga prezenca apo pesha që ka opozita në parlament. Opozita pati një problem, se u lidh me tepër me procesin sesa qëndrimin politik.?
Rikthimi i opozitës në parlament kalon përmes zgjedhjeve dhe kjo e fundit vijon ende me kushtin e saj të panegociueshëm, mbajtjen e tyre përmes një qeverie kujdestare.
Tv Klan