"Kemi 9 muaj qe nuk flasim, nuk e di ku kam gabuar"

RTV KLAN 2020-02-23

Views 0

Rubrika ?Ka një mesazh për ty?, në Tv Klan solli ditën e sotme rastin e Nikoletës. Ajo prej disa kohësh ndihet në siklet dhe fajëson veten që mikesha e saj më e mirë është larguar prej saj.

Nikoleta rrëfeu në studio, se në vitin 2013 babai i shoqes së saj ndërroi jetë. Ka qenë një periudhë e vështirë për të, por Nikoleta është munduar ti qëndrojë pranë dhe ta ngushëllojë.

Mikja e saj, Kristina filloi gradulisht të largohej prej saj dhe prej 9 muajsh ato nuk kanë asnjë komunikim me njëra-tjetrën. Nikoleta do të dijë arsyen dhe nëse ajo ka gabuar dhe e ka lënduar i kërkon falje publikisht.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS