Ishte një e shtunë e gjatë kjo e djeshmja për Italinë.
Lombardia dhe Veneto janë rajonet më të goditura nga koronavirusi, dhe pavarësisht faktit që autoritetet kërkojnë të ruhet qetësia, shifrat i dalin kundër. Bilanci i ofruar nga mbrojtja civile flet për mbi 100 të prekur, nga të cilët 89 në Lombardi, 17 në Veneto, 2 në Emilia Romagna. Dy mbeten viktimat për momentin, mes të cilëve një grua 76-vjeçare.
Rastet e infektimit me Covid-19 në vendin fqinj po rriten me shpejtësi dhe qeveria ka marrë masa emergjente për frenimin e epidemisë. Pjesë e tyre ishte dhe nxjerrja e një dekreti për izolimin e komunave të goditura nga sëmundja, duke i ndaluar hyrje daljet banorëve. Virusi ka mbërritur deri në qytetet e mëdha në veriun e vendit, që praktikisht është blinduar. Dy pacientë rezultuan pozitivë në Milano. Njëra prej viktimave, gruaja që vdiq në Lombardi, mendohet të jetë infektuar në spitalin e Codogno-s, ku ndodhej në ato momente 38-vjeçari, i cili cilësohet si ?pacienti një? sepse rezultoi I pari pozitiv ndaj virusit.
Kjo rezultoi fatale për pensionisten, thotë shtypi vendas, sepse ka shumë mundësi që aty të jetë infektuar. Vazhdon ndërkohë kërkimi ?për pacientin zero?; mbetet ende mister se kush e përhapi i pari virusin, teksa 78-vjeçari Adriano Trevisan, i pari që vdiq nga Covid 19 në Itali, në 9 shkurt kishte parë derby-n Inter-Milan në një bar bashkë me 8 tetë kineze, dy nga të cilët nuk kishin shumë që ishin kthyer nga Kina. Ndërkohë masat e forta në veriun e Italisë përfshijnë dhe ndalimin e ekskursioneve shkollore, ndërsa u pezulluan ndeshje të Serie A.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Covid19#Italy#TopChannel