Kokaina në Krushopek ka qenë kurth për kapot e drogës

alsatmtv 2020-02-22

Views 0

Mediat në rajon raportojnë për aksionin masiv policor, me të cilin u sekuestruan 1.2 ton kokainë, nga e cila një pjesë do të përfundonte në tregun e zi të vendit tonë. "Nezavisne Novine", e Bosnjës shkruan se bëhet fjalë për një zinxhir të organizuar, të zbuluar nga policia italiane. Sipas burimeve të tyre, pasi hetuesit e zbuluan drogën në një port italian, ata kanë sekuestruar 970 pako me peshë 1128 kg, dhe dërgesa sërish e vulosur ka vazhduar drejt portit të Barit, në Mal të Zi. Policia në kontejnerë la vetëm një pako kokainë, me peshë një kilogram. Ata kanë instaluar sistem gjurmimi, për të parë se ku duhet të përfundojë ajo sasi e madhe e drogës.

Share This Video


Download

  
Report form