Pastrimi i parave/ BE e rendit Shqipërinë në zonën gri - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-02-22

Views 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Europian duket se është i pakënaqur me qeverinë në luftën kundër parandalimit dhe pastrimit të parave.Struktura që merret me këtë fenomen në BE Moneyval e ka klasifikuar vendin tone në listën gri të shteteve.Një klasifikim i cili rrit nevojën për një monitorim më te madh të shqipërisë nga institucionet e huaja. Ministrja e financave Anila Denaj në një konferencë për shtyp evidentoi pikat e dobëta të këtij klasifikimi . ANILA DENAJ MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE Në veçanti vëmendje e shtuar kërkohet;në lidhje me domosdoshmërinë e rritjes së dënimeve për pastrim të parave nga sistemi gjyqësor, sidomos të rasteve të denoncuara dhe raportuara nga institucionet për transaksione me klasifikim të nivelit të lartë risku dhe të kryer nga profesionistë apo persona të tretë të lidhur me organizata kriminale;si edhe rritja në mënyrë domethënëse e konfiskimeve përfundimtare të pasurive të krimit. Shqipëria kishte dalë në vitin 2015 nga lista gri e vendeve për parandalimin për pastrimin e parave, ndaj përgjatë një viti struktura e Moneyval do të ketë një sy të shtuar në vendin tonë. ANILA DENAJ Në fjalën time në zhvillimet e Seancës Plenare të FATF theksova angazhimin e vazhduar që Qeveria ka treguar në përpjekjet për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.Shpreha vullnetin e plotë politik se ky angazhim do të jetë edhe më i lartë gjatë vitit 2020, për të siguruar plotësimin në kohë të hapave të përcaktuar në Planin e Veprimit.Sot, Qeveria Shqiptare po zbaton Reformën për Fiskalizimin, e cila ka filluar me miratimin e ligjit të ri, që synon uljen e ekonomisë informale. Revolucioni Digjital dhe investimet në digjitalizimin e administratës shtetërore do të jenë gjithashtu në mbështetje të kërkesave të monitorimit të shtuar. Drejtoria e parandalimit te pastrimit te parave duket se do te kete nje rol edhe me te madh ne kuader te zbatimit te paketes ligjore anti KCK.

Share This Video


Download

  
Report form