Kreu i OKB: Siria rrezikohet nga kasaphana

RTV KLAN 2020-02-22

Views 2

Teksa tensionet në Sirinë e rrënuar nga lufta 9-vjeçare pritet të rriten sërish pas përfshirjes së pritshme të ushtrisë turke në betejë me trupat e regjimit të Asadit në Idlib, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëron se Siria rrezikohet nga ?një kasaphanë?.

?Veç situatës dramatike humanitare që është në përkeqësim, ne përballemi tani edhe me rrezikun e konfrontimit më serioz deri më sot, me pasoja të paparashikueshme gjithnjë e në rritje?, tha ai.

Guterres kërkoi nga Turqia të shmangë ndërhyrjen ushtarake në Siri. Edhe Rusisë i kërkoi të mos e ndihmojë regjimin e Asadit në betejat për të rifituar kontrollin e gjithë vendit.

Ai u bëri thirrje palëve t?i rikthehen dialogut për një zgjidhje paqësore përfundimtare për krizën siriane. Megjithatë, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është i vendosur për të nisur ofensivën në Idlib, kundër forcave qeveritare siriane, siç e pohoi vetë para gazetarëve.

Gjatë të premtes, dhjetëra tanke të ushtrisë turke u vendosën në kufirin me Sirinë, gati për të ndërhyrë në rajonin verior të Idlibit, nga ku ofensiva e trupave të Asadit kundër rebelëve pro-turq ka detyruar dhjetëra mijëra banorë të dynden drejt Turqisë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form