#rtvora #oranews
Pas vdekjes së dy personave në Itali të infektuar me koronavirus, Porti i Durrësit ka shtuar masat për kontroll.
Mësohet se është rritur gatishmëria për kontrollin e pasagjereve dhe marinarëve të huaj.
Vetëm këtë fundjavë me 2 tragetet e Barit kanë hyrë në Shqipëri rreth 446 pasagjere. Sipas mjekut përgjegjës te karantinës së portit, Indrit Kalaja, ndaj tyre është ushtruar kontroll dhe kanë rezultuar pa probleme shëndetësore dhe nuk ka pasur me origjine nga vatrat e infektuara. Po ashtu po mbahen nën vëzhgim edhe marinarët e mjeteve detare tregtare, të cilët nuk vijnë nga portet kineze.
"Jemi përditë të azhornuar me rastet e koronavirusit. Që në ditët e para njësia jonë ka krijuar një task forcë me strukturat shëndetësore të qytetit, e cila ka sjellë një inspektor në ndihmë të grupi tonë. Gjithashtu vijnë edhe dy inspektorë nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor. Kështu që masat janë përforcuar.
Sot erdhën dy tragete nga Bari me 446 pasagjerë, nuk kishte pasagjerë që vinin nga Kina. Të gjitha rastet kur vijnë nga këto vende ne i intervistojmë. Nuk kanë pasur probleme shëndetësore."
Muajt e fundit thekson dr Kalaja në port kanë hyrë anije që vijnë kryesisht nga portet e Detit të Zi.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pas-vdekjes-se-dy-personave-me-koronavirus-ne-itali-porti-i-durresit-shton-kontrollet
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp