TIRANË- Dosja CEZ, një prej abuzimeve më të mëdha në historinë e pluralizmit shqiptar, me dëm ekonomik mbi 400 milionë euro, është referuar më në fund për shqyrtim dhe hetim në Prokurorinë e Posaçme, e cila ka në kompetencë goditjen e korrupsionit dhe krimit në të gjitha nivelet. Juristi dhe eksperti ligjor i OSHEE, Romeo Kara, përpos kallëzimit të gjyqtarit Lazër Sallakut, i cili mbylli dosjen me kërkesë të Prokurorisë, i kërkon SPAK-ut sekuestrimin të gjithë dosjes CEZ, ku të kallëzuar janë ish-kryeministri Sali Berisha, sekseri kryesor Nuel Kalaj, ish-ministrit Genc Ruli, ish-zëvendësministra, ish-këshilltarë, ish-drejtorë etj. Ndërkaq, në dosjen e referuar nga Kuvendi janë të kallëzuar edhe Shkëlzen Berisha si dhe ish-ministrat Ridvan Bode dhe Florion Mima.