Dihet që bullizmi është një fenomen shqetësues, që lëndon shumë. Një nënë e lënduar, ka ndarë në rrjetet sociale, videon e djalit të saj nëntë vjeçar, që i lutet ti japë një litar për të vrarë veten, pasi ai ishte tallur në shkollë për nanizmin.
Yarraka Bayles, nga Brisbane, në Australi, ka filmuar të birin, Quaden, që qante në makinë, pasi ajo e kishte marrë nga shkolla, dhe e ndau atë në ?facebook?. Djaloshi, që ka formën më të zakonshme të nanizmit, të quajtur akondroplasia, i thotë të ëmës: ?më jep një litar, dua të vras veten?.
Në videon trazuese, që ka më shumë se tre milionë shikime, Quaden thotë po ashtu: Unë dua ti ngul një thikë vetes në zemër. Dua që dikush të më vrasë?
Pas ndarjes së videos në mediat sociale, Bayles, është përballur me një pafundësi mesazhesh mbështetëse nga miq por edhe të huaj. Madje edhe ekipi lokal i basketbollit, ka kontaktuar me familjen dhe ka ftuar vogëlushin të dalë në fushë me ta të shtunën. Vetë e ëma, thotë se e ndau videon në ?facebook? në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për pasojat e bullizmit. Ajo thotë se normalisht, momente të tilla shqetësuese zgjedh ti mbaj për vete, por këtë radhë kishte ndjerë se nuk kishte mundësi tjetër veçse ta ndante me publikun.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bullizem#TopChannel