Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen për t?u bërë pjesë e portalit të biznesit rajonal, i cili bën të aksesueshëm në kohë reale të dhënat e çdo kompanie në 5 shtete të Ballkanit Perëndimor; Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës e së fundmi dhe vendit tonë.
Drejtori i Platformës ?Bifidex?, njëkohësisht dhe drejtor i Qendrës së Biznesit në Serbi, u shpreh i lumtur për përqafimin e kësaj nisme edhe nga vendi ynë.
?Portali mundëson marrjen e të dhënave të kompanive nga njëra-tjetra , duke gjeneruar të dhëna të besueshme për çdo biznes dhe duke ndihmuar bashkëpunimin ekonomik në rajon. Jemi shumë të lumtur që u pjesë e këtij portali dhe Shqipëria, ne kemi pritur shumë për këtë ditë?.
Në fund të Prillit platforma do të jetë gati edhe në Shqipëri, duke ndihmuar në lidhjen e kontakteve të biznesit në rajon me njëri-tjetrin.
Drejtori i BERZH në Shqipëri, banka e cila ka qenë nismëtarja dhe financuesja e këtij projekti rajonal, tha se të dhënat janë të rëndësishme për të krijuar besim te investitorët që vijnë në Shqipëri, dhe për këtë ai nxiti publikimin e statistikave të sakta nga ana e institucioneve.
?Është e vështirë për një investitor të huaj të kuptojë strukturën e ekonomisë tuaj. Duhet të jepni të dhëna të vërteta. Për njerëzit e biznesit është e rëndësishme që gjejnë mundësi tregtie, ndërsa qeveria duhet të ketë të dhëna të sakta për sektorët potencialë?.
Portali ka si qëllim nxitjen e tregtisë rajonale mes vendeve të Ballkanit. Me futjen në këtë platformë edhe të Shqipërisë, ai mund të gjenerojë të dhëna të sakta për madhësinë dhe bilancet e mbi 1.4 milionë bizneseve në 5 vende.
Tv Klan