20 shkurti/ Forumi rinor i PD proteston sot para kryeministrisë

Top Channel Albania 2020-02-21

Views 7

?Me rastin e 20 shkurtit, ditës së rrëzimit të bustit të diktatorit, Forumi Rinor i Partisë Demokratike në orën 12.30 organizon një protestë në sheshin para kryeministrisë, ku do të ketë fjalë të studentëve nga Tirana dhe rrethet?, njofton PD.


Sot bëhen 29 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës.

Mijëra qytetarë u ngritën më 20 shkurt të vitit 1991 për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.

Rrëzimi i shtatores së Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t?i hequr universitetit emrin e tij. 20 Shkurti tani është caktuar si Dita e Kujtesës kombëtare për Martirët dhe Viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Proteste#PD#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form