Arsimi parashkollor në vend me reformën e re territoriale është një detyrë që ju takon bashkive, ndryshe nga vite më parë kur vendoste ekzekutivi. E nëse vitet e fundit flitet për një rritje të këtyre institucioneve, natyrisht që e rëndësishme është se sa zbatohet standardet në arsimin parashkollor. Për këtë arsye është bërë një Anketim Kombëtar në 60 bashki nga 61 që kemi në total. Në këtë anketim janë marrë parasysh 10 standardet më të rëndësishme duke filluar nga (numri i fëmijëve në grupe, menu-ja që përdoret në këto institucione, bordet e kopshtit dhe këshillit të prindërve, sipërfaqja në çerdhe e kopshte, trajnimet e mësuesve e deri tek roli që luajnë apo sa janë në dispozicion psikologët dhe punonjës sociale ju vijnë në ndihmë fëmijëve të arsimit parashkollor. Disa nga gjetjet kryesore të këtij anketimi tregojnë se në 22 bashki të vendit mungojnë kopshtet më ushqim, ndërkohë që në pjesën tjetër respektohet menu-ja që është miratuar nga ministria e shëndetësisë. Ndërkaq anketimi tregon se përsa i përket psikologëve dhe punonjësve socialë, në 24 bashki mungojnë si psikologët dhe punonjësit socialë, ndërkaq në 9 bashki nuk janë ngritur njësitë e mbrojtjes së fëmijëve etj. Gjetjet e këtij sondazhi do të bëhen publik për herë të parë sot në ? Wake Up?, ndërkohë që rekomandimet rreth tij do të prezantohen në konferencën" Bashkitë në sfidën për arsim cilësor parashkollor" që do të mbahet në 26 shkurt të organizuar nga Ministria e Brendshme, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me mbështetjen e Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Bashki të Forta.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel