Rama në shtëpinë e re të familjes Myftari: Do rindërtojmë gjithçka, vetëm PD se ringrejmë dot!

Report TV 2020-02-19

Views 0

Familja e Naim Myftarit ka qenë shtëpia e parë që kryeministri Edi Rama ka vizituar, pas ardhjes nga Konferenca e Donatorëve.

Kjo familje përbëhet nga 4 anëtarë dhe kanë hapur ditën e sotme dyert e shtëpisë së re krejtësisht me një pamje tjetër. Ashtu si në takimet e tjera, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat, mes të cilave nuk u la pa përmendur edhe Partia Demokratike, duke qenë se dy nga familjarët kanë punuar më herët në Bashki gjatë kohës që drejtohej nga kryedemokrati Lulzim Basha.Banori: E ka qarë fare.
Inxhinieri: E kemi bërë pa kursyer fare.
Rama- Kryefamiljarit: Ta mbash mirë gruan se ti pa këtë je si shpia pas tërmetit, me këtë je si shpia e re. Ta mbash me shëndet.
Rama: Hall i madh, s'ka punë, s'ka punë. Me gjithë këtë rindërtim, problemi më i madh janë punëtorët. Duan punë në shtet se do rrogën pa punë.
Banori: E hoqi Luli nga puna
Rama: Nuk e hoqi Luli, se Luli në atë kohë ka qenë në gjumë
Banori: Në atë kohë ka qenë shumë keq
Banori: Veliaj është përgjigjur për gjysmë ore
Veliaj: Ne këtë punë kemi
Rama- inxhinierit: Nuk jemi duke lavdëruar ty tani, se lani një pjesë të shpirtit. Ua kthen puna, jeta. Mirë shumë ke bërë, se ne si me ty pa ty, do e kishim bërë. Boll e lavdëruar, se po të marrim mësysh.
Veliaj: Po reabilitojmë të gjithë lagjen. Kemi mbaruar me Saukun e vjetër.
Rama: Pak nga pak, se nuk bëhen të gjitha përnjeherë. Kush i do përnjëherë, s'ka bo asgjë asnjëherë.
Rama: Ne do rindërtojmë gjithçka, atë parti nuk e ndërtojmë dot.
Rama: Pashë një ditë një video nga zoane Medresesë që ishte në vitin '9, nuk e besoja dot që e kam parë dhe e kam ndryshuar. Thoja ku kemi qenë. Dhe na thonë u betoniu. ka qenë tmerr, as fshat, as lagje asgjë. Ka qenë një pazar.
Veliaj: Doli Partia Demokratike duke mbrojtur çerdhen...
Rama- Veliaj: Do na lesh rehat, ç'e paske këtë me Partinë Demokratike
Banori: T'u bëhen kështu shtëpitë
Rama: Një për një do u bëhen. Të gjithë do hynë në shtëpi brenda vitit. Pastaj avash avash të tjetër, se këta të qytetit duan theme më të mëdha. Do i kenë shtëpitë "siç në ëndërr nuk i kanë parë"

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS