113 raste të shkeljes së të drejtave të fëmijëve janë denoncuar përmes telefonit SOS në Ambasadën e parë për Fëmijë në botë ? Megjashi? për periudhën dhjetor 2018- nëntor 2019. Nga ky numër 69% janë paraqitur gjë muajit shtator për shkak të problemit me nxënësit e paregjistruar në klasë të parë për shkak se nuk kishin pranuar vaksinën MRP. Nga të gjitha thirrjet 74 për qind janë maqedonas, 19 për qind janë romë dhe katër për qind janë shqiptarë. Jordanka Çerepnalkova Trajkoska tha se ky është një tregues se duhet të bëjnë diçka për të afruar linjën SOS me të gjitha komunitetet e tjera etnike. Megjithatë thirrjet janë bërë jo nga fëmijët, por nga të rriturit. Drejtori i ?Megjashit? Dragi Zmijanac, tha se fëmijët nuk paraqiten në linjë ndoshta sepse nuk besojnë se institucionet do të veprojnë në përputhje me rrethanat për mbrojtjen e tyre.