Luiza Gega kampione Ballkani ne 3000 m

RTV KLAN 2020-02-19

Views 3

Dy medalje ari dhe një bronzi për atletikën shqiptare në Kampionatin Ballkanik të salla vetë mbyllura, event që u zhvillua në Stamboll të Turqisë. Atletja Luiza Gega triumfoi në disiplinën e saj të preferuar, 3000 metra me pengesa, duke dhënë kohën 8? 55? 45 dhe duke marrë medaljen e artë.

Kjo është hera e shtatë në karrierë që Luiza Gega shpallet kampione e Ballkanit. Por një ditë më pas, po në Stamboll, por kësaj here për Kupën e këtij qyteti, Gega ka garuar në 1500 metra dhe është renditur e para. Një garë që ka pasur edhe një incident, pasi një atlete turke tentoi në disa raste ta pengonte Gegën duke i zënë korsinë, madje në një monment duket se ka dashur ta mbajë edhe nga dora për të ndaluar shqiptaren.

Vetë presidenti I federatës së atletikës turke i ka kërkuar ndjesë atletes sonë për këtë veprim.

Në kërcim së gjati ka triumfuar atleti shkodran Izmir Smajlaj, që arriti distancën 7.91 metra, rezultat që i dha të artën. Një paraqitje shumë e mirë e Smajlaj, që duket se ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për eventet kualikuese për Olimpiadën e ?Tokio 2020?. Smajlaj përmirësoi me 1 cm rezultatin për këtë vit.

Shumë mirë u paraqit edhe atleti David Nikolli, i klasifikuar në vendin e tretë në garën e 1500 metrave. Atleti kuqezi mori medalje bronzi në këtë Ballkaniadë. Nikolli më 27 Janar theu rekordin kombëtar në Ankona, duke dhënë rezultatin 3? 43? 48.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form