Priten 350 mln euro donacione/ Në konferencën për Shqipërinë pritet pjesëmarrja e 100 shteteve

Top Channel Albania 2020-02-17

Views 0

Raporti i hartuar nga autoritetet përkatëse të Bashkimi Europian, OKB-së, Bankës Botërore dhe qeverisë shqiptare mbi vlerësimit të dëmeve të tërmetit, dilte në përfundimin se numri total I njerëzve të prekur nga katastrofa është 202.


291 vetë, ndërsa e llogariste shifrën e përgjithshme të dëmeve të tërmetit në gati 1 miliardë euro. Por sa para shpreson realisht Shqipëria në grumbullojë në Bruksel? DW citon burime pranë ekzekutiv shqiptar të pohojnë se shpresat janë të mblidhet rreth 30 përqind e shumës së vlerësuar në raport, apo gati 350 milionë euro. 70 deri në 80 milionë sipas tij pritet të jenë grante ndërsa pjesa tjetër kredi të buta?. Arritjen e kësaj shume domethënëse kryeministri Rama e quajti, ?një nivel që mund të ketë një peshë në proces?.

Sipas delegacionit të BE në Shqipëri, ?efektet totale të shkatërrimit nga tërmeti, në 11 bashki arrijnë në 980 milion euro, ku strehimi, përfaqëson 76 përqind të të gjitha nevojave, i ndjekur nga arsimi dhe infrastruktura. Për adresimin e efekteve të dëmtimit dhe të ardhurave të humbura për shkak të tërmetit nevojiten rreth 1.08 miliardë euro?, thuhej në njoftimin zyrtar të tij. Logoja ?Bashkë për Shqipërinë? e kësaj konference ngjall shpresa që në krye të herës, thotë DW.

Burime zyrtare thanë për të se e kanë konfirmuar pjesëmarrjen përfaqësues nga 100 shtete. Krahas vendeve anëtare të BE, vendeve të Ballkanit Perëndimor, partnere me Shqipërinë, marrin pjesë edhe vende si Kanadaja, Kuvajti apo Arabia Saudite. pritshmëritë janë që 100 vendet pjesëmarrëse të bëhen bashkë në solidaritetin dhe mbështetjen e tyre financiare dhe të kountribojnë në rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti, sidomos në kushtet kur Shqipëria nuk ka as kapacitete dhe as përgatitje për të përballuar katastrofa të tilla natyrore si tërmeti i 26 nëntorit të kaluar, që shkaktoi 51 viktima, shkatërrimin e mijëra banesave, qindra shkollave, spitaleve dhe humbje të mëdha financiare bizneseve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#Donation#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form