http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ka nisur Konferenca e Donatorëve në Burksel. Momentalisht po mban fjalën hapëse Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, ndërsa më pas pritet të flasë edhe kryeministri Edi Rama.Pak çaste më parë Rama nënshkroi edhe marrëveshjen me presidenten e KE për grantin 15 milionë euro që do të japë për rindërtimin.Konferenca e Donatorëve do të jetë vendimtare për procesin e rindërtimit për zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka deklaruar se shuma që pritet të mblidhet është 450 milionë euro.