Ora News - Meta publikon fakte të reja: Dvoranit t'i ndalohet ushtrimi i veprimtarisë kriminale

Ora News Emisione 2020-02-17

Views 1

#rtvora #oranews


Në një konferencë të jashtëzakonshme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta publikoi fakte të reja, që sipas tij tregojnë shkeljen e rendë që kreu i KED, Ardian Dvorani ka bërë për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Konferenca nisi me një urim për gazetarët: "Mirëserdhët në kështjellën e mbrojtjes së Kushtetutës".

Ndërsa më pas, Meta tha se do të depozitojë një shtesë tjetër në kallëzimin e bërë ndaj tij, duke kërkuar që atij ti ndalohet ushtrimi i veprimtarisë, që sipas Metës është kriminale.

Ilir Meta: Prej sot po përgatitet dhe do depozitohet një shtesë në kallëzimin penal, që kam depozituar në muajin nëntor për këtë shtetas, jo vetëm për të thelluar hetimin penal ndaj tij, për veprat penale që ka konsumuar, por edhe sepse të kallëzuarit Dvornai duhet t'i ndalohet ushtrimi i veprimtarisë kriminale përmes shpërdorimit të funksionit publik, me qëllimin e pastër të nxitur nga presion politik për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Të kallëzuarit Ardian Dvornai duhet ti ndalohet veprimtaria e organizuar kriminale për vonimin e procesit për plotësimin e kësaj gjykate me qëllim që vendin e fundit vakant tia ruajë vetes.

"Dvorani keqinformoi kryetarin e Kuvendit"

Sot jam për të treguar sesa larg shkon koordinimi mafioz për kapjen e drejtësisë, kur kryetari i Kuvendit me shkresën nr protokolli 3973 datë 8 nëntor 2019 i drejtohet kryetarit të KED duke i kërkuar informacion mbi ecurinë procesin të emërimit të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Dvornai brenda ditës i përgjigjet kërkesës së kryetarit të Kuvendit, duke keqinformuar dhe fshehur informacionin mbi vullnetin e shprehur dhe të administruar shkresërisht të presidentit për ushtrimin e kompetencave të tij në emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Dvorani pa zhvilluar asnjë mbledhje të KED pa patur kompetencën ligjore të përgjigjet për çështje të tilla dhe aq më pak të kryejë interpretime të kushtetutës konstaton si të jetë vetë Presidenti zgjedhjen e një anëtari të gjykatës kushtetuese.

"Dvorani mashtroi opinion vendas dhe nderkombetar"

Nëpërmjet këtij komunikimi shkresor Dvorani pa asnjë kompetencë të shprehur në kushtetutë apo ligj dhe duke mashtruar opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar ka shtrembëruar fakte dhe ka abuzuar me detyrën me qëllim që në bashkëpunim me Kuvendit ti rrëmbenin Presidentit kompetencën për emërimin e anëtarit të gjykatës kushtetuese që i takonte presidentit.



 Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/presidenti-meta-njofton-konference-te-jashtezakonshme

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form