Tarifat vjetore të shkollimit nuk do të përgjysmohen për të gjithë studentët. Përveç përjashtimit të studentëve me mesatare nën 6 që u përcaktua 1 vit më parë, së fundmi universitetet kanë njoftuar studentët se nëse kanë provime të mbartura edhe me mesatare mbi 6 do të paguajnë tarifë të plotë.
Personeli akademik i Universitetit Bujqësor ka lajmëruar me e-mail studentët për këtë ndryshim, ndërsa në fakultetet e universitetit të Tiranës është afishuar njoftimi në holle.
Jemi me Dean që është student e gazetarisë dhe ka provime të mbartura e që i ka ardhur i papritur ky vendim.
?Nuk mund të bëhet në këtë mënyrë , dhe si unë e mendojnë 120 studentë të tjerë të gazetarisë që për një provim të digjemi, jam pa fjalë?.
Ndër të tjera, studentët janë të surprizuar për këtë vonesë të njoftimit, në kohën kur është afati përfundimtar për të kryer pagesën.
?Është e padrejtë, shumë papritur na erdhi. Shumica dërrmuese kanë provime të mbartura . edhe pse vjen pikërisht tani?.
Njoftimi bazohet në vkm 778, megjithatë ky i fundit nuk përcakton kriter shlyerjen e detyrimeve të viteve paraardhëse por vetëm se studentët me mesatare nën 6 nuk përfitojnë përgjysmim tarife.
Do ta paguani pavarësisht se njoftimi është në kundërshtim të vkm?
?Po nuk kam çtë bëj?
?Kam shumë shoqe që janë mërzitur?.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tarifa#Student#TopChannel