TIRANE-Pas kryebashkiakëve të Shkodrës dhe të Vorës, Prokuroria e Përgjithshme i kërkon KQZ-së që t'i heqë mandatin edhe një këshilltari. Bëhet fjalë për këshilltarin socialist të Kamzës, Mirush Dema. Nga verifikimet e sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka rezultuar se Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër.
Në vitin 2014 këshilltari aktual socialist në Kamëz i ka ofruar për t'i shitur 4 qese heroinë një polici, i cili ishte i infiltruar. Kurthin ai e kuptoi në fund, por për këtë ngjarje është dënuar. Megjithatë dënimi iu konvertua në gjobë.