Sekretarit për çështjet ligjore, Çlirim Gjata i ftuar " />
Sekretarit për çështjet ligjore, Çlirim Gjata i ftuar "/>

Intervista - Gjata rendit shkeljet e ligjit anti-KÇK: "Po i var ujkut mëlçitë në qafë"

Ora News Emisione 2020-02-17

Views 0

#tvora #rtvoranews #intervista

Sekretarit për çështjet ligjore, Çlirim Gjata i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ka renditur shkeljet e ligjit anti-KÇK, i miratuar me një akt normativ.

Çlirim Gjata: Shkelja e parë është që është bërë me akt normativ. Me akt normativ mund të zgjidhësh dicka urgjente, por jo të marrësh kompetencat e procedurës penale dhe t'ja japësh Policisë, kompetenca që i takojnë prokurorit.

E dyta shkelje, krijojnë një organ me në krye ministrin e Brendshëm, vartësi i të cilit është drejtuesi i SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm dhe shkel parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve. Nuk mundet institucionet e pavarura të drejtësisë për asnjë lloj arsye të jenë nën varësinë e ministrit të Brendshëm.

Shkelja e tretë është pse mund të përdoret? Sepse policia, drejtori i policisë, shefi i komisariatit mund të jenë njerëzit më të ndershmit në botë. Si thotë Shekspiri tek Jul Çezari, ishte njeri i ndershëm, por e vrau. Edhe këta mund të jenë njerëzit më të ndershëm pavarësisht se Shqipëria ka qenë një det me kanabis. Janë nxjerrë qindra emra policia të përfshirë në trafikun e kanabist, tani ti këtyre po i jep kompetenca për të bërë ndjekur paranë e krimit. Pra po i var mëlçinë ujkut në qafë.

Moment tjetër që unë e kam thënë është mënyra si do veprojë, duke dhënë të tilla kompetenca. Ti dublon institucione.

Gjata tha se opozita nuk ka hequr dorë nga vettingu në politikë, pasi pa u pastruar politikanët nuk mund të ecë Shqipëria.

Çlirim Gjata: Është platformë e detajuar. Ata nuk e pranuan që të bënin vettingun në politikë. Ne e kemi thënë që në momentin që do vijmë në pushtet do insistojmë që të ndërtojmë platformën e vettingut në politikë. Nuk ka asnjë tërheqje. Ajo duhet bërë. Nuk ec Shqipëria po nuk u bë vettingu në politikë. Një për një siç u reshtuan gjyqtarët duhet të rendin edhe politikanët.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gjata-rendit-shkeljet-e-ligjit-anti-kck-po-i-var-ujkut-melcite-ne-qafe

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form