Tender ndërkombëtar për rindërtimin/ Janë mbledhur 14 mijë aplikime për shtëpi të reja

Top Channel Albania 2020-02-17

Views 0

Qeveria pritet të shpallë tender ndërkombëtar për rindërtimin e banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti.


Brenda pak ditësh Ministria e Rindërtimit do të përzgjedhë modelin e shtëpive, të cilat do të ndërtohen ne tre kategori sipërfaqesh kryesisht në zonat rurale tashmë të përcaktuara.

Kategoria e parë është për familjet deri në dy anëtarë dhe do të kenë sipërfaqe nga 45-60 metër katrorë. Kategoria e dytë, për familjet deri në katër anëtarë do të ketë sipërfaqe nga 75 deri në 80 metër katrorë. Dhe për familjet me 5 anëtarë e më shumë, banesat do të kenë sipërfaqe nga 90 deri në 100 metër katrorë.

Pas përzgjedhjes së modeleve, qeveria do të shpallë tenderin ndërkombëtar me tre lote. Njëri lot do të jetë për ndërtimin e banesave individuale në Tiranë dhe autoriteti kontraktor do të jetë vetë bashkia. Loti tjetër do të jetë për banesat e Durrësit dhe do të prokurohet nga fondi i Zhvillimit. Ndërsa i treti për të gjitha banesat në zonat e tjera që u prekën nga tërmeti, që edhe ky do të prokurohet nga fondi i zhvillimit.

Qeveria shpreson që tenderi për ndërtimin e banesave individuale të mbyllet brenda gjysmës së parë të vitit dhe të fillojë menjëherë ndërtimi. Ndaj i ka bërë thirrje familjeve, të cilat kanë mbetur të pastreha që të bëjnë sa më parë aplikimin për të përfituar banesën e re. Sipas të dhënave nga Ministria e rindërtimit deri më tani janë bërë rreth 14 mijë aplikime nga këto familje.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#EarthquakeAlbania#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS