Sipas instruktorit Andi Ahmeti ka disa ushtrime të cilat ju ndihmojnë të digjni kaloritë e të bini në peshë dhe thotë se një trup të mirë mund të bëni edhe nëse nuk shkoni në palestër.
Sipas instruktorit, sot ka pafund video të cilat ju tregojnë sesi të ekzekutoni ushtrimet, ndërkohë që jo gjithmonë është e nevojshme të keni një trajner personal për të arritur rezultate nga stërvitja. Po krahas ushtrimeve të ndryshme, Andi Ahmeti thotë se ju mund të mbani trupin në formë edhe duke u marrë me lloje të ndryshme sportesh si not, volejboll apo të bëni vrap e aerobi.