23 dosje te OFL ne duart e SPAK

RTV KLAN 2020-02-17

Views 3

Operacioni Forca e Ligjit ka vënë në shënjestër dy të dënuar për trafik droge në Angli. Oficerët e kësaj strukture kërkojnë që brenda 48 orësh Klodjan Çopja nga Elbasani i dënuar me 17 vite burg në Angli t?i përgjigjet OFL-së mbi burimin e pasurisë.

E njëjta kërkesë i është dërguar edhe Emiljan Shagës, po nga Elbasani, i dënuar me 10 vite heqje lirie nga autoritetet britanike për trafik kokaine.

Deri tani të gjithë subjektet që OFL u ka dorëzuar formularët, u janë u janë përgjigjur pyetjeve mbi pasuritë dhe burimin e të ardhurave.

Në duart e prokurorëve të SPAK kanë mbërritur plot 23 dosje që janë firmosur nga oficerët e OFL.

Struktura kundër krimit të organizuar dhe Korrupsionit është duke verifikuar të gjitha dosjet, ndërsa pritet që më 18 Shkurt të vendosë për fatin e pasurive të Altin Hajrit, kompleksin ?Golden? dhe një karburant.

SPAK duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja dhe më pas duhet t?i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit dhe brenda 6 muajsh, gjykata duhet të vendosë për konfiskim ose jo.

Altin Hajri është shpallur në kërkim nga policia si i përfshirë në pengmarrjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës. 5 të arrestuarit për këtë ngjarje po kërkojnë lirinë në Gjykatën e Apelit.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form