Veç vendeve europiane, në Konferencën e Donatorëve ?Bashkë për Shqipërinë?, që do të mbahet në Bruksel më 17 Shkurt, pjesë do të jenë dhe Kanadaja dhe Kuvajti. Me kryeministrat e të dy këtyre vendeve, kreu i qeverisë shqiptare është takuar në Mynih, ku do të marrë pjesë në Konferencën për Ballkanin Perëndimor: Perspektiva e anëtarësimit në BE dhe siguria rajonale.
?Kënaqësi e vërtetë të ulem sërish me mikun tim, Edi Rama nga Shqipëria. Më jep mundësinë së pari, të shpreh edhe njëherë ngushël?limet e mia për tërmetin e tmerrshëm për të cilin folëm kur u takuam në NATO. Kanadaja është angazhuar për të marrë pjesë edhe në Konferencën e Rindërtimit, në shkurt. Kemi punuar shumë mirë bashkë në misionet e NATO-s. Shqiptarët po kryejnë shërbimin përkrah Kanadasë në Letoni për mision ?Enhanced Forward Presence? dhe është kënaqësi të vazhdojmë të shkëmbejmë dhe të kemi një bashkëpunim kaq të mirë me ju, ndërsa ecim përpara?, tha Kryeministri kanadez, Justin Trudeau.
?Jam shumë mirënjohës dhe e vlerësoj shumë takimin me ju në çdo rast. Ju e dini që keni një ndikim shumë të madh tek shumë nga homologët tuaj. Në të njëjtën kohë e dini që jeni edhe Kryeministër i shumë shqiptarëve që jetojnë në Kanada, punojnë shumë dhe kontribuojnë për vendin tuaj, por gjithashtu marrin shumë njohuri dhe të mira nga vendi juaj për familjet e tyre. Do të doja t?ju shpreh edhe mirënjohjen që treguat ndjeshmëri për ato që ndodhën kohët e fundit. Mirënjohës që do të jeni i pranishëm në Konferencë. Duam t?i forcojmë marrëdhëniet. E di që jemi larg, por në një farë mënyre ndihemi shumë të afërt me vendin tuaj dhe të gjithë ju. Prandaj faleminderit për kohën dhe faleminderit që u ulët nga ana e flamurit shqiptar?, u shpreh Kryeministri Rama.
Në axhendën e publikuar nga Komisioni Europian, Konferenca e Donatorëve do të nisë të hënën në Bruksel me nënshkrimin e fondit prej 15 milionë eurosh, që Komisioni ka vendosur në dispozicion të Shqipërisë për të përballuar kostot e tërmetit të 26 Nëntorit. Në përfundim është parashikuar dhe një konferencë për shtyp e Presidentes së Komisionit Europian dhe Kryeministrit Rama.
Tv Klan