http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një sasi tritoli i është vendosur makinës së administratorit të ekipit të futbollit të Vllaznisë, Suad Lici. Lënda plasëse fatmirësisht nuk shpertheu pasi fitili përcjellës nuk kishte arritur të digjej plotësisht.Ngjarja ndodhi lagjen ?Ahmet Haxhija?, ndërsa sasia e tritolit u pikas rerth orës 08:56 nga vetë Liçi gjatë momentit që ky i fundit doli nga banesa dhe do te hipte në automjet.Makina tip benz ishte parkuar përpara shtepise, ndërsa pakoja me eksploziv u gjet në pjesën e pasme të saj.Suad Lici njoftoi menjëherë uniformat blu te cilat shkuan në vendngjarje dhe rrethuan menjehere zonën.Ne Shkoder mberriten edhe forcat xheniere nga Tirana, që bën të mundur heqejn e lëndëse plasëse, e cila më pas u dergua në laborator me qëllim zbulimin e gjurmëve të mundshme të autorëve. Sipas policisë, autorët kishin vendosur rreth 200 gramë tritol duke pasur si synim shpërthimin e automjetit.Nuk dihen motivet dhe autoret por vete Suad Lici e lidhi ngjarjen me punen e tij si adminsitrator i klubit.Edhe kryebashkiakja ne detyre e Shkodres Voltana Ademi shprehu shqetesimin per ngjarjen ndersa e vuri theksin tek situarta e kriminalitetit dhe mungesa e sigurise.Policia nga ana tjetër sekuestroi të gjitha kamerat e sigurisë në bizneset përreth per te bere te mundur indebntifikimin e atentatoreve.Ngjarja e rëndë ndodhi pak perpara se ekipi i Vllaznisë të zhvillojë ndeshjen me Teutën, ndërsa kjo nuk është hera e parë që drejtuesit dhe stafi teknik perballen me kercenime.