Ora News - Konfimohet lënda plasëse e vendosur poshtë makinës adminastratorit të Vllaznisë

Ora News Lajme 2020-02-16

Views 1

#rtvora #oranews

Dyshimet që ishte lëndë plasëse u shuan me ardhjen e forcave xhenio nga Tirana. Ato konstatuan se pako e mbështjellë me natriban dhe me një fitil, kishte brenda lëndë plasëse dhe ishte tentuar të ndizej, por fatmirësisht nuk ka arritur të shpërthejë, pasi do të kishte shkaktuar pasoja të rënda, deri edhe në humbje jetë njerëzish, në një zonë tejet të populluar ngjitur me stadiumin ?Loro Boriçi? dhe tregun e Zdrales.

Autorët e kanë hedhur pakon poshtë mjetit tip Benz të administratorit Suad Lici, ndërsa mbetet ende e paqartë për grupin hetimor, nëse ata kanë tentuar ta ndezin pas këtij veprimi, apo më herët. Me gjasa mund të jetë tentuar që e gjitha kjo të jetë vetëm një sinjal kërcënimi, pa synuar plasjen, por kjo i mbetet veprimeve më të thelluara hetimore.

U shpresua që kamerat e sigurisë të stadiumit ?Loro Boriçi? të mund të ndihmojnë në identifikimin e autorit apo autorëve, por nga këqyrja paraprake, rrezja e tyre nuk kap zonën ku ndodhej i parkuar automjeti, në hyrje të portës së banesës private të familjes Lici. Megjithatë do të bëhet një verifikim më i hollësishëm i tyre nga ekspertët për të pikasur ndonjë person që kryen lëvizje të dyshimtë apo që mund të jetë i maskuar.

Vetë administratori që kishte njoftuar rreth orës 08.30 minuta policinë, mbërriti më vonë në zonë, ku tha për mediat se nuk ka konflikte me njeri, prandaj pret që zbardhjen e ngjarjes ta bëjë drejtësia. Duke u shprehur i prerë se nuk trembet pas kësaj dhe se do të vijojë detyrën si administrator i klubit, Lici kërkon që kriminelet të rrijnë larg sportit.

Suad Lici: Pakon e pashë rreth orës 08:30, lajmërova policinë dhe kaq. Nuk kam pasur asnjë konflikt dhe asnjë problem. Ndoshta lidhet me detyrën, nuk e di. Le t?ia lëmë organeve kompetente, nuk jam unë kompetent, skam konflikt më askënd. Jam njeri i lirë dhe do të vazhdoj të jem i lirë. Nuk kam pasur asnjë lloj problematike, kanë kërkuar njerëz sqarime, i kam sqaruar dhe kaq. Sqarime në lidhje me sportin. Unë jam personi përgjegjës për mbarvarjtjen e punës, formacionin e bën stafi teknik me drejtorin sportiv. Unë kam plotësuar kërkesat e drejtuesve të klubit. Unë do të vazhdoj detyrën dhe sot do jem te ndeshja që do kemi. Ta lënë qytetin që të bëjë jetën e vet sportin. Do vazhdoj jetën time private. Jam njeri i lirë edhe pas kësaj ngjarjeje.

Kryebashkiakja Voltana Ademi u shpreh se nuk duhet të flasim dhe të nxjerrim përfundime për ngjarjen përpara drejtësisë. Ademi theksoi se nuk është momenti për deklarata politike, por shprehu shqetësimin se situata e rendit në Shkodër nuk është aspak e qetë. Ngjarja vjen në ditën që Vllaznia mbush 101 vjet dhe e pyetur për situatat problematike që vitet e fundit kanë shoqëruar Vllazninë

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/konfimohet-lenda-plasese-e-vendosur-poshte-makines-adminastratorit-te-vllaznise

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" o...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS