Veliaj: ?Kopshti i kushtohet artistes së madhe?; Sabri Fejzullahu: ?Në Tiranë po prek gjëra të bukura?
Kopshti më i ri me pemë në Parkun e Liqenit Artificial do të mbajë emrin e artistes së made kosovare, Nexhmije Pagarusha, e cila u nda nga jeta pak ditë më parë. Në nderim të veprës së saj, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një kopësht që do të mbajë emrin e artistes së madhe, duke mbjellë 100 pemë, edhe me ndihmën e një grupi artistësh nga Kosova. Të gjithë së bashku çuan në vend një nga amanetet e Nexhmije Pagarushës, e cila para se të ndahej nga jeta, kishte shprehur dëshirën të bëhej pjesë e nismës ?Dhuro Pemë për Tiranën?.
Artistë të dashur për publikun, nga Kosova, si Sabri Fejzullahu, Shyrete Beluli, Shpresa Gashi, Enkeleda Arifi, Violeta Kukaj, Learta Jakupi, Majlinda Kelmendi, Valbona Petrovci, Shemsie Dermaku, Aferdita Hoxha, iu bashkuan kryebashkiakut Erion Veliaj, në mbjelljen e pemëve në ?Kopshtin Nexhmije Pagarusha?.
?Skena të sjell kënaqësi, por profesioni më i rëndësishëm që ka njeriu në jetë është profesioni i qytetarit. Unë besoj se një artist i vërtetë nuk është vetëm në skenën e këngës dhe muzikës, por në çdo skenë. Sot jam vërtet i bekuar që jam rrethuar nga artistë të vërtetë, nga vëllezërit dhe motrat nga Kosova, që e kanë lidhur një pjesë të jetës së tyre me kryeqytetin tonë, Tiranën, që sapo ka mbushur 100-vjeç?, tha Veliaj.
Kryebashkiaku u shpreh se kjo është mënyra më e mirë për ta nisur shekullin e dytë të kryeqytetit tonë, duke lënë pas urrejtjen dhe ndasitë. ?Nuk ka mënyrë më të mirë për ta nisur shekullin e dytë të kryeqytetit tonë, jo duke mbjellë sherr, inat, ndasi, por duke mbjellë pemë, hijeshi dhe bukuri. Dua t?i falënderoj shumë për këtë dhuratë që i kanë bërë Tiranës dhe shpresoj shumë që, si fëmijët e vegjël që sapo takuam, të kuptojmë se ky është misioni i gjeneratës sonë: Ta lëmë Shqipërinë, Kosovën, Tiranën, Prishtinën, më mirë se ç?e gjetëm?, theksoi ai.
Veliaj shtoi se ky transformim është një punë në progres për t?i lënë gjeneratës së re një pajë të bukur. ?Edhe qyteti është si një shtëpi, sa më shumë të punosh, aq më shumë zbulon që duhet bërë. Por, pyetja është: A bëmë çdo ditë diçka për ta bërë më të mirë se dje? A bëri çdo gjeneratë më shumë, për t?ia lënë gjeneratës tjetër më të mirë se ç?e gjeti? Sot përgjigja është po!?, deklaroi Veliaj.
?E falenderoj kryetarin për kujdesin që ka bërë për divën tonë, Nexhmije Pagarushën, për legjendën tonë gjithëshqiptare?, tha artisja e madhe, Shpresa Gashi.
Artisti i njohur Sabri Fejzullahu shtoi se në Tiranë po bëhen gjëra mira dhe një ndër to është nisma për të shtuar gjelbërimin. ?Si çdo kosovar, e dua Shqipërinë nga kur kam lindur, tani si 75-vjeçar. Dëshira ime dhe e familjarëve të mi për të ardhur çdo dy javë në Tiranë nuk shuhet sepse nëse nuk vij më mungon diçka, një pjesë e jetës time. Kur vij këtu plotësohem. Jo për t?ju thënë fjalë të bukura, por ju përgëzoj për vullnetin, vizionin. Unë po shoh, po prek gjëra të bukura, gjëra fenomenale eu...