Report TV - 'Zgjedhorja', Mediu: Ndryshimi i sistemit bëhet në një Kuvend legjitim!

Report TV 2020-02-15

Views 0

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se Reforma Zgjedhore është parësore që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa në lidhje me ndryshimin e sistemit zgjedhor fillimisht 'lidhet me çështje Kushtetuese që duhet të diskutohen në një Kuvend legjitim' dhe ai që është sot sipas Mediut 'është i pavlerë'. Megjithatë ish deputeti Mediu sqaroi se me propozimet e opozitës është krijuar mundësia që brenda këtij sistemi aktual të gjenden mënyra që 'çdo subjekt politik të marrë votat e veta'.

Cilësimi i Kuvendit si ilegjitim, Mediu tha se 'kjo nuk ka të bëjë më opozitën parlamentare, por me mënyrën e ndërtimit të Kuvendit, përmes njerëzve të inkriminuar dhe të ardhur aty me vota të blera.' Sa për votimin e reformës zgjedhore në Kuvend, Mediu tha se është siguruar me marrëveshje mes palëve se ' reforma e miratuar në tryezë do të bëhet përmes noterizimit, dhe në Kuvend thjeshtë do të votohet pa ndryshuar asgjë'.

Në lidhje me uljen e palëve në tryezën për Reformën Zgjedhore, Mediu tha në studion e Report Tv se faktori ndërkombëtar ka luajtur rolin e saj për bindjen e opozitës, ndërsa përsërit qëndrimin e tij se opozita nuk duhej të largohej nga institucionet dhe se ulja në dialog duhej bërë shumë kohë më parë.

'Opozita nuk duhet të kishte lënë asnjë institucion në interes të qytetarëve dhe asnjë tryezë ku diskutohet dhe vendoset e ardhmja e tyre. Faktori ndërkombëtar ka luajtur një rol të rëndësishëm për uljen e palëve në tryeze, megjithatë një gjë është vërtetuar në sytë e tyre, se zgjedhjet e lira dhe mirëfunksionimi i institucioneve në vend ka dështuar. Sigurisht që opozita mund të kishte bërë shumë më mirë. Për mua ka rëndësi produkti dhe ndërkombëtarët kanë qenë pjesë e negociatave për uljen në tryeze' u shpreh Mediu.

Në lidhje me 'vizitat e rralla' të kreut të PD-së, Lulzim Basha në SHBA, Mediu tha se 'Basha shkon atje sa herë që e shikon që është e nevojshme. Ndërsa vajtja e tij atje është e përvitshme ku merr pjesë në Mëngjesin e Lutjeve dhe disa aktiviteteve të tjera që organizon atje, ku Basha nuk është i pranishëm.'

Share This Video


Download

  
Report form