"Bashkeshorti tani ben 100 vjec, por mua me duket sikur po ben 20 vjec"

RTV KLAN 2020-02-14

Views 1

Emisioni ?Historia ime?, në TV Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të dashurisë. Meliha Muça 86 vjeç nga qyteti i Shkodrës ka rrëfyer në studio peripecitë, që ajo dhe bashkëshorti Ismaili sot 98 vjeç kanë kaluar për të qenë sëbashku.
Kur ishte 16 vjeç, Meliha u fejua me mblesëri me Ismailin, gjërat po shkonin mirë mes tyre dhe ata vendosën të martohen, por 10 ditë para martesën, të fejuarin e saj e arrestojnë dhe e dënojnë me vdekje. Pas 3 muajsh dënimi ndryshon dhe ai dënohet me 25 vite burg dhe Meliha vendosi të mos e prishë fejesën, por ta presë atë deri sa të dilte nga burgu.

Në studio, Meliha tregon se ka kaluar shumë vështirësi gjatë kësaj periudhe. Për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike, ajo shiste gjak për të takuar Ismailin në burg.
Meliha e priti për 14 vite dhe sot ata kanë dy fëmijë, janë bërë gjyshër dhe stërgjyshër, por ende vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin, si ditën e parë kur janë njohur.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS