Dita e Shën Valentinit - një kohë për zemrat, ëmbëlsirat, lulet dhe konfuzionin! A shkëmbejmë dhurata me dikë që sapo kemi filluar të takohemi? Nëse po, cila është dhurata më e mirë për të dhënë? Pastaj, çfarë duhet të bëjmë për Shën Valentin, të udhëtojmë diku, apo më mirë një darkë në shtëpi (nëse jeni të martuar). Dhe sa duhet të shpenzojmë? A janë lulet një domosdoshmëri dhe ku duhet të dorëzohen? Apo preferohet bizhuteri? Kaq shumë pyetje dhe kaq pak përgjigje. Por në fakt, çfarë pëlqejnë meshkujt dhe çfarë femrat për këtë ditë zemrash? Sondazhet më të fundit në Evropë, janë munduar të zbulojnë edhe sivjet trendet. Por njëri në veçanti, i ?It?s Just Lunch?, një blog me miliona ndjekës, është munduar të japë përgjigje, duke rrëzuar disa nga mitet që kemi të gjithë për këtë ditë. Një nga mitet është se; gratë dhe burrat kurrë nuk bien dakord se çfarë të bëjnë në ditën e Shën Valentinit. E gabuar! Sondazhi zbuloi që burrat dhe gratë duan të bëjnë "diçka" në ditën e Shën Valentinit. Për më tepër, të dy gjinitë pajtohen që të shkojnë diku larg në një fundjavë, si një mundësi e shkëlqyeshme për të festuar ditën.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel