Shqipëria “thyen” rregullat, NATO zbarkon në Tiranë pas propozimit të Ministres Olta Xhaçka

Top Channel Albania 2020-02-14

Views 1

NATO i beson Shqipërisë organizimin e Ministerialit të Mbrojtjes , duke vlerësuar kështu rolin që vendi ynë ka si faktor stabiliteti në rajon.

Kjo do të jetë hera e pare që një ministerial i mbrojtjes organizohet në Ballkanin Perëndimor, pasi prej më shumë se 10 vjetësh takimet janë zhvilluar vetëm në Belgjikë.

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s miratuan në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut në Bruksel propozimin e ministres së Mbrojtjes, OltaXhaçka, që Ministeriali i Mbrojtjes, në 17 dhe 18 Qershor të këtij viti të mbahet në Tiranë.

?Vendimi i Aleancës për t?u takuar në Shqipëri është jo vetëm vlerësim maksimal për sigurinë që vendi ynë përcjell si një aleat i denjë, por edhe një mesazh i fortë i NATO për vëmendjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor e rolit të forte që Shqipëria luan sif actor stabiliteti në rajon?, tha ministrja në përfundim të Ministerialit tëMbrojtjes, mbajtur në Bruksel në 12 dhe 13 Shkurt.

Por, sipas ministres Xhaçka, ?takimi i rëndësishëm që pritet të mbahet në Qershor është njëherësh edhe përgjegjësi për t?u përfaqësuar sic duhet në eventin më të madh që pas anëtarësimit tone në NATO, 11 vjet më parë. Është një sipërmarrje që krahas koordinimit mes të gjitha institucioneve do të tregojë edhe seriozitetin tone për të qenë për 48 orë kryeqendra e mbrojtjes dhe sigurisë në botë?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OltaXhacka#NATO#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS