Studentëve t?u kthehen pagesat?/ Ministria e Arsimit kundërshton vendimet e universiteteve
Më nëntor të 2019-s, Ministrja Besa Shahini vë në dijeni universitetin e Elbasanit se studentët do të përfitojnë përgjysmim tarife nëse kanë mesatare mbi 6 dhe kanë shlyer detyrimet e vitit paraardhës akademik
Por këtë vendim e hedh poshtë me shkresën e 6 shkurtit ku u kërkon 12 universiteteve publike të konsiderojnë të pavlefshëm interpretimet e mëparshme dhe se të respektojnë përcaktimin e notës mesatare mbi 6. Megjithatë, disa studentë të universitetit bujqësor kanë paguar tarifën e plotë të studimit.
Ndërsa administratori i UBT-së, Edmond Tërthorja shpjegon se ka pasur paqartësi mbi VKM-në 778 pasi përcakton vetëm grupin e studentëve me mesatare nën 6, të cilët duhet të paguajnë tarifë të plotë, por lë hapësirë për mesataren mbi 6. Për këtë, së shpejti do të merret një vendim senati nga universitetet.
Ndërsa njësitë e universitetit të Tiranës duhet që brenda 14 shkurtit të dorëzojnë pranë ministrisë, listat e studentëve me mesatare mbi 6, me apo pa provime të mbartura që përfitojnë përgjysmim tarife.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Student#BesaShahini#TopChannel