OFL shënjestron dy të dënuar të tjerë: Vërtetoni burimin e pasurisë - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-02-13

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pajtim Serjani dhe Orges Jahelezi janë dy emrat e radhës që Operacioni Forca e Ligjit u kërkon që të justifikojnë pasurinë.Serjani është një emër i njohur pasi është mik i afërt i Emiljano Shullazit. Ai është dënuar nga gjykata për gjobëvënie, ndërsa aktualisht është i lirë. Ndërsa Orges Jahelezi është pjesë e grupit të Shijkaut dhe ka qenë i dënuar për trafikim të narkotikëve. Ai u arrestua gjatë operacionit ?Volvo 4? por u lirua nga ana e Gjykatës.?Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve: O. J., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale ?Trafikim i narkotikëve, në bashkëpunim?;P. S., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale ?Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë?;?Serjani dhe Jahelezi kanë 48 orë kohë tiu përgjigjur me shkrim të gjitha pyetjeve të dërguara prej OFL.Përgjigejt e marra do ti dërgohen SPAK, i cili më pas do të ndërmarrë veprimet e mëtejshme.

Share This Video


Download

  
Report form