?Historia ime? në TV Klan solli ditën e sotme historinë e 35-vjeçares, Eliona Xhema. Ajo në studio ka rrëfyer se kur ishte 19 vjeç është martuar me mblesëri, por marrëdhënia mes tyre nuk shkoi ashtu sikurse pritej.
Eliona kishte probleme të shumta ma bashkëshortin, por edhe me prindërit e tij. Pas ardhjes në jetë të fëmijës së parë, gjendja mes çiftit u përkeqësua dhe filluan debatet në familje.
Në studio, 35-vjeçarja rrëfen se vjehrra i kishte vjedhur lekët që kishte në dollap dhe kjo kishte sjellë një konflikt në shtëpi. Më pas, prindërit e burrit e dëbojnë Elionën me djalin nga shtëpia e tyre.