#rtvora #oranews
Punonjësit e nënstacionit elektrik dhe të pompimit të Poçemit kanë nisur grevën e urisë. Arsyeja është për shkak të mos marrjes së 27 pagave.
Janë 7 punonjës, të cilëve do tu bashkohen edhe 16 punonjës të tjerë.
Greva e urisë vjen pas protestave të tyre.
"I kemi ezauruar të gjitha mundësitë. Asnjë nuk na ka dhënë zgjidhje. Jemi të detyruar të arrijmë në këtë fazë", tha një punëtor i nënstacionit.
Ata thonë se i kanë njoftuar të gjitha instancat e shtetit për situatën.
Thonë se do të qëndrojnë vetëm si roje, pasi braktisja e objektit të rëndësisë së veçantë i vë para përgjegjësisë ligjore.
Punonjësit thonë se do të vazhdojnë grevën deri në marrjen e pagave të prapambetura dhe deri në lidhjen e kontratës së re, pasi në 31 dhjetor atyre i është ndërprerë kontrata.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/punonjesit-e-nenstacionit-elektrik-te-pocemit-nisin-greven-e-urise
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp